Pas përfundimit të afatit 30 ditor për pranimin e kandidatëve për tri vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesë 9 gjyqyarë.
Kandidatët që kanë paraqitur kërkesë janë:
- Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
- Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
- Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
- Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);
- Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
- Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);
- Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
- Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
- Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha)./albeu.com