Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret i pandehur nga SPAK

Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor dhe është marrë i pandehur.

Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij.

Prokuroria e Posaçme, kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK, ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.


Shtuar 3.10.2025 11:11