Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona të dyshuar si anëtarë të organizatës palestineze Hamas në Berlin, nën akuzën për “përgatitje të një akti të rëndë dhune”. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Federale Gjermane, e cila tha se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti të përfshirë në furnizimin me armë për Hamasin.
Të dyshuarit, të identifikuar si Abed Al G., Wael F. M. dhe Ahmad I., që nga vera e vitit 2025, dyshohet se janë angazhuar në sigurimin dhe transportimin e armëve të zjarrit dhe municioneve nga Gjermania për llogari të Hamasit. Sipas autoriteteve, këto armë ishin planifikuar të përdoreshin për sulme vdekjeprurëse ndaj institucioneve izraelite apo hebraike në territorin gjerman.
Gjatë arrestimeve të realizuara ditëne sotme, policia gjeti një sasi të konsiderueshme armësh, përfshirë një pushkë automatike AK-47, disa pistoleta dhe municione.
Të arrestuarit pritet të dalin nesër, më 2 tetor 2025, para gjykatësit hetues të Gjykatës Federale, i cili do të vendosë nëse do të lëshojë urdhër-arrest dhe masë paraburgimi ndaj tyre.