Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Oldenburg të Gjermanisë, ku një burrë ka kryer një krim të rëndë brenda familjes së tij.
Ai vrau fillimisht partneren, më pas dy fëmijët e mitur, një djalë 9-vjeçar dhe vajzën e mitur, përpara se t’i jepte fund jetës së vet.
Sipas asaj që raporton Protothema, ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës në një ndërtesë banimi. Fqinjët, të alarmuar nga ajo që dëgjuan, njoftuan menjëherë autoritetet. Në vendngjarje, policia gjeti katër trupa të pajetë brenda apartamentit.
Një armë zjarri u gjet pranë viktimave dhe është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme hetimore. Deri tani, motivet që çuan në këtë akt të rëndë mbeten të paqarta, ndërsa hetimet nga autoritetet gjermane janë ende në vijim.