Njëzetedy shtatorin e vitit të kaluar Rodri pësoi dëmtimin, i cili e ka kushtuar shumë.
Mesfushori spanjoll u vlerësua me çmimin individual më të rëndësishëm për sezonin që mbylli me City-n, por pas dëmtimit duket se është shumë larg formës së tij më të mirë. Madje më i rëndë është edhe fakti se dëmtimi duket se i ka lënë pasoja.
Në vigjilje të ndeshjes kundër Burnley-t, Rodri i ishte afruar trajnerit të tij duke i kërkuar që të mos e aktivizonte pasi kishte dhimbje në gju.
“Kur të gjithë po kryenin ushtrime më topin pak minuta përpara ndeshjes, Rodri mu afrua dhe më kërkoi të mos e aktivizoja pasi kishte dhimbje në gju. Unë sigurisht që i thash se nuk do ta aktivizoja”, tha Guardiola pas fitores së City-t përballë Bunrley-t të Brojës.
Sipas trajnerit spanjoll mesfushori mbetet në dyshim edhe për ndeshjen me Monaco-n, të vlefshme për javën e dytë të takimeve në grup të Champions League.