Këtë të shtunë në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të arrestuar për vrasjen e Klevis Lleshit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas burimeve hetimore, Sabah Nuzi, dyshohet të jetë ekzekutori i Klevis Lleshit, për një shumë prej 50 mijë eurosh.
Në këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si urdhërues të dyshuar të krimit shtetasin Aurel Hoxha alias Kolaveri, i cili aktualisht vijon të jetë në kërkim.