Kiara Tito bën ndryshimin drastik në pamje, ja si reagon Luizi

Në një postim në ‘Insta Story’ , çifti shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të tyre.

Në postim shihet moderatorja duke pyetur Luizin nëse i pëlqen ngjyra e re e flokëve të saj, por Luizi shprehet se nuk sheh ndonjë ndryshim dhe për moderatoren ky reagim ishte i papritur.

Në postimin pasardhës, Luizi shprehet se “për të kuptuar ndryshimin në flokët e të dashurave apo bashkëshorteve tuaja, shihni më parë faturën dhe do e kuptoni se ccfarë ndryshimi kanë bërë”.

Duket se ky ka qenë një tjetër reagim me humor i këngëtarit, i cili shpesh shihet në media online me regime të tilla.


Shtuar 26.09.2025 15:18