Pse DJ PM nuk e uroi Sarën për ditëlindje? Ja fotot që thonë çdo gjë

Influencerja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Berisha ka festuar ditëlindjen e saj, një ditë e veçantë që u shoqërua me urime të shumta nga miq, familjarë dhe ndjekës në rrjete sociale. Postimet e saj u mbushën me komente urimesh dhe mesazhe dashurie nga fansat që e ndjekin prej kohësh.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte heshtja e DJ PM, me të cilin Sara ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë. Ndjekësit vunë re se PM nuk bëri asnjë postim apo urim publik për Sarën, një detaj që menjëherë ndezi thashethemet mbi marrëdhënien e tyre.

Në të njëjtën kohë, DJ PM zgjodhi të ndajë në Instastory disa foto nga udhëtimi i tij në Amsterdam, duke lënë të kuptohet se ndodhej larg festimeve të ditëlindjes së saj. Ky veprim u interpretua nga shumë ndjekës si një shenjë ndarje mes çiftit. Komentet në rrjete sociale u ndanë mes atyre që e konsiderojnë këtë si një sinjal të qartë se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Pavarësisht kësaj, Sara duket se ka zgjedhur të fokusohet tek dita e saj e veçantë dhe tek njerëzit që i qëndrojnë pranë, duke ndarë momente të gëzuara me fansat dhe duke falënderuar të gjithë për urimet.


Shtuar 24.09.2025 21:53

Tags: ,