Vrasje me thikë në Durrës/ Gjendet një person i pajetë në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr.12.

Gjithashtu dyshohet se viktima nuk e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorit.


Shtuar 24.09.2025 20:52