Kukësi, Dibra dhe Korça të mbuluara nga bora: Probleme me energjinë

Vijojnë reshjet e borës në veri dhe juglindje të vendit, teksa mësohet se rrugët nacionale janë të kalueshme, por probleme me energjinë elektrike në disa zona rurale.

Në Qarkun e Korçës gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës, me intensitet dhe në zonat +1000m të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Trashësia varion nga 5cm-25cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

Nuk ka probleme në qarkullimi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë. Në njësinë Administrative Trebinjë e Velcan ka mungesë energjie dhe po punohet nga OSHEE.

Reshje intensive dëbore ka edhe në Dibër. I gjithë qarku është përfshirë nga moti i acartë, ndërkohë që në disa zona mungon energjia elektrike.  Edhe qarku i Kukësit është zbardhur nga bora. Lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm dhe në qytet 15 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.


Shtuar 22.03.2021 09:11