Pse keni kruarje gjatë natës dhe si ta hiqni qafe ndjesinë e bezdisshme!

Mendoni pak. Ka qenë një ditë shumë e gjatë dhe e lodhshme dhe ju mezi prisni të shkoni në shtrat. Jeni gati për të fjetur por ndjeni nevojën për të kruar pak krahët, pastaj këmbët e kështu me radhë derisa tani nuk po flini dot nga bezdia.

Çfarë po ndodh?

Sipas Joshua Zeichner, një profesor i asociuar në departamentin e dermatologjisë dhe drejtor i kërkimeve kozmetike në një spital në New York, rezulton se ndjenja e kruajtjes kur shtriheni në shtrat natën është më e zakonshme sesa mendoni. Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë saktësisht pse. Sidoqoftë, ata kanë disa sugjerime se si ta zbusni ndjesinë acaruese dhe të flini të qetë.

Një teori, megjithëse nuk është provuar zyrtarisht, mendohet se ndjenja e kruajtjes kur shkoni në shtrat për të fjetur lidhet me ritmet cirkadiane të trupit tuaj, thotë Brian Kim, mjek. Disa nga kimikatet e brendshme të trupit mund të jenë të shumta gjatë natës, kështu që ndjenja e kruajtjes mund të shfaqet më shumë gjatë natës.

Një teori tjetër pse mund të ndjeni kruarje kur shtriheni natën – gjithashtu jo e konfirmuar shkencërisht – është sepse ju jeni më të përqendruar në mënyrën se si ndiheni fizikisht, thotë dr. Zeichner. Gjatë ditës, hutimi nga puna dhe detyrat e tjera mund ta bëjnë më të lehtë shtypjen e ndjesisë së kruajtjes.

Kruarja gjatë natës mund të ketë të bëjë vetëm me mënyrën se si funksionon lëkura juaj, thotë dr. Zeichner. Nivelet e hidratimit të lëkurës priren të ulen pasdite, dhe rënia vazhdon deri në mbrëmje. “Kjo do të thotë që lëkura ka të ngjarë të jetë më e thatë gjatë natës, duke kontribuar në mosfunksionimin e barrierës së lëkurës, tharjen, inflamacionin dhe kruarjen”, thotë ai.

Për të ndaluar kruarjet e bezdisshme, mjeku rekomandon vendosjen e locioneve ose kremrave hidratues në lëkurë para gjumit. Gjithashtu, nëse keni alergji ose lëkurë të ndjeshme, mund të përdorni detergjentë hipoalergjikë ose pa aromë për larjen e rrobave.

Nëse gjithçka tjetër dështon dhe ju jeni ende duke mos fjetur natën për shkak të kruarjeve – shkoni te një dermatolog!


Shtuar 6.07.2021 08:49

Tags: ,