Këtë të mërkurë, Forca të shumta, përfshirë Njësitë anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll në godinën e Arkivit te Shtetit.
Siç shihet edhe në pamje, forcat e rendit janë duke bërë kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie.
Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli.
Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).