Sot festohet Sulltan Novruzi, dita e fisnikërisë bektashiane

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Një vit më para festa e Sulltan Novruzit u festua në kushtet kur gjithë i vendi ishte izoluar për të parandaluar përhapjen e virusit COVID.

Në vendin tonë festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars, sipas lokaliteteve.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman. Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

Qendra botërore e Bektashinjve ndodhet në periferi të Tiranës, dhe përbëhet nga një Teqe impresionuese me një museum fantastik dhe të pasur në katin e parë dhe një dyqan të vogël dhuratash për vizitorët që duan të blejnë suvenire të këtij sekti. Teqeja është e zbukuruar fund e krye me mozaikë mermeri me forma dhe ngjyra të mrekullueshme.

Me rastin e kësaj feste, ka uruar edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili shkruan në Facebook:

 ‘Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë Komunitetit Bektashian’.


Shtuar 22.03.2021 08:46