Mbledhja me dyer të mbyllura/ PS zgjedh krerët e komisioneve parlamentare (EMRAT)

Këtë të hënë, Partia Socialiste, zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar, vetëm pak ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend.

Në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i punëve në parlament dhe ndarja e drejtuesve të komisioneve që do të drejtohen nga socialistët.

Deputetët socialistë në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte dhe vetë kryesocialisti njëherësh dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, caktoi emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare, që do të udhëhiqen nga PS-ja.

 

KONKRETISHT KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DO DREJTOHEN NGA:

Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi

Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja

Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledi Çuçi

Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj

Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi

Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani

Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Fatmir Xhafaj

Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Reforma Territoriale – Arbjan Mazniku


Shtuar 15.09.2025 11:40