Nuk ka më dyshime, Enis Gavazaj, është zyrtarisht pjesë e Dinamos.
Pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve. Vlen të theksohet se sezonin e fundit, Gavazaj ishte pjesë e Prishtinës, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon.
Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.
Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën!