I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse në vendngjarje

Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

Kjo është e disata herë që vendgrumbullimit të mbetjeve në Gjirin e Lalzit i vihet flaka, në një kohë kur zona është mjaft e populluar në këtë sezon veror.

Situatë problematike me djegien e mbeturinave është krijuar edhe në Plazhin e Spillesë, pasi Bashkia e Kavajës, ka hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën.

Shtuar 5.07.2021 20:31