Firmat piramidale online/ Këta janë bashkëshortët që akuzohen se drejtuan skemën mashtruese (EMRAT+FOTO)

Personat që shihni në foton e meposhtme, janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35-vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38- vjeç, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Në një deklaratë për mediat, policia bëri me dije se në pranga kanë rënë 6 persona; Arbër Çela, ⁠Emanuel Taullau, ⁠Flavio Mukaj, Marius Kodra, ⁠Brunilda Todi dhe ⁠Brunilda Ndini.

Këta funskionin si agjentë për të rekrutuar sa më shumë persona për të investuar në bursa, ndërsa organizatoërët e vërtetë të kësaj firme piramidale ende nuk janë arrestuar dhe ndodhen nën hetim.

Ky grup kriminal u zbërthye pas infiltrimit të agjentëve të policisë në skuadër.

Operacioni policor u zhvillua në Tiranë, Fier, Elbasan, Dibër, Berat e Gramsh. ga operacioni janë sekuestruar shumë të konsiderueshme parash si dhe janë bllokuar 6 kompani të kriptovalutave.

Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre.

Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara.

Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.

 


Shtuar 14.09.2025 15:19