Ishin me pesticide të rrezikshme/ Pas pjeshkëve, Kroacia asgjëson edhe 4 ton domate nga Shqipëria

Autoritetet për sigurinë ushqimore në Kroaci kanë asgjësuar 4 ton me domate të cilat vinin nga qyteti i Beratit. Perimet janë asgjësuar pasi kanë rezultuar të spërkatura më shumë se sa lejohet me chlorfenapyr, një substancë e përdorur për zhdukjen e insekteve.

Në njoftimin e EFSA-s (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) thuhet se ngarkesa e lejuar për këtë pesticid është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare rezultoi nnivele prej 0.06 mg/kg, që është pesë herë mbi normën. Sipas raportimeve domatet me pesticide të rrezikshme u groposën nga shteti kroat.

Po ditën e sotme u raportuar se Kroacia ka bllokuar në kufi një ngarkesë me pjeshkë të nisura nga Shqipëria. Raportohet se frutat kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të nikelit. Lajmi është konfirmuar në faqen online të Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian. Zbulimi i këtij rasti nga autoritetet europiane është bërë në datë 21 gusht 2025.

Në njoftim thuhej se frutat kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët. Ende nuk dihet se cila ka qenë kompania që ka eksportuar pjeshkët nga Shqipëria drejt Kroacisë.


Shtuar 3.09.2025 22:06