Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin, për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në vendimin e miratuar pasqyrohet numri i votave të marra nga çdo subjekt zgjedhor në çdo qark, numri i mandateve të fituara si dhe lista emërore e deputetëve në nivel qarku dhe kombëtar.

Ky akt, shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

Sipas shpërndarjes së mandateve:

Partia Socialiste, ka siguruar 83 deputetë

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 deputetë

Partia Socialdemokrate tre mandate

Partia Mundësia dy mandate,

Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat secila.