Këtë të hënë, Federata e Futbollit, ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares, kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Gjithashtu, Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.
Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.