Erdogan bisedë telefonike me Putin: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan homologut rus Vladimir Putin në një telefonatë sot, sipas Presidencës turke, shkruajnë mediat e huaja.

Në njoftim thuhet se Erdogan i tha gjithashtu Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet që lidhen me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës.

Nga ana tjetër, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë, për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.

Kujtojmë se në ditët në vijim, pritet një takim mes Presidentëve Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, për të diskutuar më gjerësisht për krizën në Ukrainë.


Shtuar 20.08.2025 15:10

Tags: ,