Ditën e sotme, Gjykata e Korçës, ka caktuar masat e sigurisë për katër të arrestuarit, që akuzohen për përfshirje në plagosjen e 27-vjeçarit, në fshatin Dvoran të Korçës.
Burime bëjnë me dije se Gjykata vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi.
Ndërsa për Thanas Paskalin, është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi, i cili mbeti i plagosur ka pësuar dëmtime të lehta nga të katërt personat e arrestuar.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti, kur Qiqi goditi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Në reagim ndaj këtij akti, katër të arrestuarit e kanë goditur Qiqin, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Sa i përket autorit të plagosjes me thikë, Ari Kodra, masa e sigurisë ndaj tij pritet të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi ai vijon të jetë nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes.
Hetimet për këtë rast vijojnë ndërkohë që autoritetet po zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.