Mbrëmjen e djeshme, një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer në rrugën “Arben Hajdaraj”, në fshatin Shaptej të Deçanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj, ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.
Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërguar në spital, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.