Vrasja tragjike e 14-vjeçarit, ekspertët mjeko-ligjorë e policia rrethojnë lokalin në Maliq/ Gjurmë gjaku në verandë, adoleshentët u konfliktuan dhe një ditë më parë

Një konflikt me dy 14-vjeçarëve ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe në plagosjen e tjetrit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme në ambientet e një lokali në Pirg të Maliqit.

Erlad Xhejo është viktima e këtij sherri banal ndërsa autor është Enedio Guri!

Burime për media kanë bërë me dije se dy adoleshentët janë banorë të fshatrave të ndryshëm, përkatësisht viktima ishte banues i fshatit Zvirina ndërsa autori nga Leminoti.

Të miturit janë konfliktuar një ditë më parë dhe janë takuar përsëri sot për tu sqaruar me njëri-tjetrin, ndërsa takimi mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikave. Arsyet që kanë ndezur konfliktin mes Xhenjos dhe Gurit vijojnë të jenë të pazbardhura për mediat si dhe të tjera detaje nga rasti në fjalë.

Sakaq, skena e krimit është rrethuar totalisht nga autoritetet dhe ekspertët e policisë shkencore ku po kërkohet për gjurmë biologjike e prova. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në verandën e lokalit ku janë konstatuar dhe gjurmë gjaku.


Shtuar 14.08.2025 21:10

Tags: ,