Armando Broja është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Bërnlit. Dhe video e prezantimit të tij po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Klubi i Bërnlit gjithmonë zgjedh video të pazakonta prezantimi të cilat bëhen virale dhe atë të Brojës e ka bërë duke përshtatur skena të një nga filmave të famshëm të Indiana Xhons. Aty fillimisht Broja shihet si pjesë e thesarit që gjen eksploratori i famshëm, ndërsa 89 vite më vonë, është sulmuesi që mban në duar thesarin në fjalë.
Broja ka firmosur për 5 vite me Bërnlin pasi finalizoi transferimin përfundimtar nga radhët e Çelsit, klub i cili e kishte nxjerrë jashtë planeve të tij dhe së fundmi nuk e lejonte as të stërvitej me ekipin e parë.