Pas një ore bllokim si pasojë e stuhisë së borës, Qafa e Plloçës është rihapur sërish.
Më herët u raportua se stuhia e dëborës kishte bllokuar mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Pasi borëpastruesja ka hapur rrugën, policia ka lejuar qarkullimin normal të automjeteve.