Serie A: Luftën për zonën Champions e fiton Napoli (VIDEO)

Pas suksesit ndaj Milanit në “San Siro”, Napoli merr edhe 3 pikë të tjera tepër të rëndësishme në “Olimpico” të Romës ndaj ekipit verdhekuq dhe futet me prepotencë në garën për Champions duke pasur edhe një ndeshje më pak se sa Juventusi!

Mjaftuan dy golat e Dries Mertens (me goditje dënimi dhe aksion) për t’i dhënë suksesin djemve të Gattusos, që kanë rikuperuar lojtarët titullarë dhe tani udhëtojnë me një ritëm tjetër dhe duan ta mbyllin këtë fund sezoni shumë mirë dhe për të besuar ende në Champions duke qenë aty.

Suksesi i Lazios gjithashtu afron djemtë e Inzaghit dhe tani gara për zonën Champions bëhet më e ndezur se kurrë, një garë ku përfshihet edhe Juventusi që sot bëri hap fals brenda fushe ndaj Benevento duke humbur 0-1.


Shtuar 21.03.2021 22:49