Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit dhe Forcat e Armatosura, operacion kërkimi në det

Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”, ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane, po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Gjithashtu, mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Sipas informacioneve, operacioni do të vijohet në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike.


Shtuar 4.08.2025 09:24