Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.
Burime për media kanë bërë me dije se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga ku dhe mjeti është përmbysur.
Si pasojë e përplasjes, shoferi ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.