52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se u vra nga i dashuri, lëhoshet urdhër-arresti për Ilirjan Sulejmanin

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Bëhet me dije se gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues. Nga ana tjetër mësohet se policia dhe prokuroria e Korçës kanë grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën.

Nga hetimet paraprake rezulton se autori, mbrëmjen e së djelës e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje. Gjithashtu dyshohet se mes tyre të ketë patur një konflikt të çastit, e cila ka përfunduar në ngjarjen e rëndë. Mësohet po ashtu se Selmani njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe thuhet se ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni.

52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në apartamentin e saj në Pogradec të përfshirë nga flakët teksa dyshimet janë për një vrasje të kryer nga i dashuri i saj. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.

Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti.


Shtuar 28.07.2025 22:33