Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi kanë humbur jetën nga COVID-19, 697 persona, sipas të dhënave nga qendra kombëtare e operacioneve anti-koronavirus.
Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe dita e pestë që vdekjet vetëm rriten.
Gjithashtu, në 24 orë janë regjistruar 24,439 raste të reja.
Sipas të dhënave zyrtare, 5,585,799 raste janë regjistruar në Rusi, që nga fillimi i epidemisë./albeu.com