Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi Alfons Beta, 34-vjeç, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Alfons Beta, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.