Italia mposhti sonte Belgjikën për të arritur në gjysmëfinale të Euro 2020. Kurse me herët ishte Spanja që më shumë vështirësi fitoi kundër Zvicrës pas ekzekutimit të penalltive
Itali-Spanjë do të jetë gjysmëfinalja e radhës në Euro 2020.
UEFA ka shkruar se kjo ndeshje pritet të luhet të martën më 6 korrik.
Gjysmëfinalja pritet që të luhet në stadiumin Wembley të Italisë, pasi që shumica e ndeshjeve të mëdha pritet të luhen në këtë stadium.
Nesër “e shtunë” pritet që të konfirmohen edhe dy gjysmëfinalistët e radhës. Republika Çeke pritet të luajë kundër Danimarkës me fillim nga ora 18:00 kurse Ukraina-Anglia nga ora 21:00.