Duket së tërmeti ka lënë pas, pasgoditje të vazhdueshme ku pak minuta më parë u ndjenë sërish. Raportohet se magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 10 km.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.
Tërmeti ishte në një thellësi të ulët prej 5 kilometrash, çka e bëri atë më të ndjeshëm në sipërfaqe. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë lehtë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave të tij.