VIDEOJA virale/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

Në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit,    sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ngatërron Teheranin me Tiranën.

Hegseth ngatërrohet teksa thotë se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë, në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai.

 

 

SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunës, të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe. Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.


Shtuar 23.06.2025 14:34