Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij, e cila jeton bashkë me vajzën 15-vjeçare.

Sipas burimeve, personi është përfshirë në një konflikt me dy individë që frekuentonin ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Gjatë përplasjes verbale, situata ka degjeneruar në dhunë fizike, ku ai ka qëlluar me grushte një nga personat e pranishëm dhe më pas është larguar në këmbë, duke lënë automjetin në vendngjarje.

Policia po punon për identifikimin e të gjitha palëve të përfshira dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.06.2025 22:52