Real Madridi e nisi rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës për Klube me një barazim, pasi Los Blancos dështuan të mposhtnin Al Hilal. Një nga temat kryesore të diskutimit gjatë ndeshjes ishte sjellja e yllit të tyre, Jude Bellingham.
21-vjeçari u kap duke i thënë një fjalë ofenduese ndihmës-arbitrit, duke shtuar kritikat në rritje mbi qëndrimin e tij konfrontues në fushë. Jo shumë kohë më parë, Thomas Tuchel e kishte përshkruar sjelljen e Bellingham si të neveritshme.
Mesfushori kritikoi ndihmës-arbitrin pasi Joao Cancelo e nxori topin jashtë loje, por gjyqtari anësor akordoi rivënien anësore kundër Real Madridit.
“Topi ynë, topi ynë, ik në ferr”, bërtiti Jude. Shpërthimi i tij ndaj ndihmësgjyqtarit erdhi vetëm tetë ditë pasi u kritikua për goditjen me inat të një ftohësi uji pas humbjes së Anglisë ndaj Senegalit.
Gjyqtari Jose Luis Munuera Montero e përjashtoi atë për gjuhë të pahijshme dhe vërejtje ofenduese, por anglezi këmbënguli se nuk e fyeu gjyqtarin, i cili pretendoi se mesfushori i tha: “Shko në ferr”.
Bellingham definitivisht nuk tregon sjellje shembullore kur merret me gjyqtarët. Mesfushori shumë emocional i Real Madridit është gjendur në situata të ngjashme më shumë se një herë.