Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit të PD-së në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj dhe kryeartikuj, 34% më shumë, në Shqipëri është fjala, se sa samiti i Bashkimit Politik Europian.

Mendoj se, rrallë ndonjëherë PD-ja ka kapur një apogje të tillë, dhe kjo dëshmon se sa e drejtë, sa i rëndësishëm, çfarë fuqie ka misioni i saj për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve.

Ju keni parë këto ditë, nga dita e martë e javës që kaloi gjer sot, një mori të pafund shfrimesh të një lakeizmi, të neveritshëm në shkallë ekstreme të qeveritarëve, të cilët rendin me ngashërimet e tyre se si të qetësonin kryetarin e organizatës së tyre kriminale Edi Ramën dhe si të merrnin në formacionet e reja të narkoshtetit një pozicion më të përshtatshëm.

Keni parë se si, një suitë e tërë mjeranësh, të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tyre, portalet, televizionet dhe mediat sociale, që të gjithë për një arsye të vetme; në Bruksel morën një plagë të pashërimtë.
Mori një plagë pa shërim farsa e tyre elektorale. Morën një demaskim ekzemplar lidhjet e tyre me botën e krimit, kartelet e drogës dhe organizatat më të rrezikshme kriminale.

Mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se, sa ato dy ditë të javës së kaluar.

E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp.
U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar.

U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj.
Ishin ditët më të veçanta.

Prandaj u them çdo shqiptari se aty, me sensin e madh të përgjegjësisë ndaj çdo qytetari shqiptar që beson te vota e lirë, me sensin më të madh të kësaj përgjegjësie.

Ne mbrojtëm interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Ishin ditë që u ngecën në fyt, farsën dhe lidhjet me krimin Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Begojarisit, Ergys Agasit dhe eksponentëve të tjerë madhor të krimit në qeveri.


Shtuar 7.06.2025 13:12