Drilon Islami është futbollisti më i ri i Cluj, në kampionatin rumun. Mesfushori i Prishtinës vendosi që të mbyllte aventurën e tij me kryeqytetasit për të nisur një të re në Rumani.
24-vjeçari, i cili ka mbajtur sezonin që lamë pas edhe shirtin e kapitenit, ishte një nga të preferuarit e Dinamos së Ilir Dajës. Megjithatë, Islami vendosi që të niste një aventurë të re me Cluj.
Me rumunët, mesfushori shqiptar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Përsa i përket sezoni të fundit, në 33 ndeshje, Islami ka shënuar 1 gol dhe asistuar në 2 të tjerë.
🛫 Another departure to Romania.
Drilon Islami is officially Cluj Player!
🇽🇰🇷🇴 pic.twitter.com/9dBzJPnXC8
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) June 2, 2025