Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” se më 11 maj Shqipëria nuk zhvilloi zgjedhje, por një farsë zgjedhore.

Kryedemorkati theksoi se në këto zgjedhje janë shkelur të gjitha rregullat për barazi të subjekteve politike që morën pjesë në garën elektorale.

“Ti flet për zgjedhje unë flas për farsë, janë dy gjëra të ndryshme. Zgjedhje zhvillojnë 99% të vendeve të votës, por narko-diktatura zhvillon farsa elektorale. Pra ka farsa elektorale dhe ka zgjedhjeve. 11 maji ishte farsë absolute. Janë 16 dokumente ndërkombëtare të cilat janë garant për zhvillimin e zgjedhjeve dhe janë thyer një e nga një. Këto që po them unë i ka thënë dhe ODIHR. Thotë patë të drejtë që të marrin pjesë në zgjedhje, por në fushë të pabarabartë. Janë dhunuar në këto zgjedhje, dokumenti i Kopenhagenit”.-tha Berisha./


Shtuar 22.05.2025 21:21