Publikohen FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë, po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit.

Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Duke iu referuar dosjes hetimore, janë publikuar emrat dhe fotot e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm, të cilët janë:

Gertin Aliu

Adi Çoba

Ervis Deti

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Arsen Leskaj

Erigels Presi

Leonard Shakaj

Zenit Shtraza

Genci Telollari

Redi Tusha

Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)

Ekil Nderjaku

Indrit Tafili

MË POSHTË FOTOT E DISA PREJ TYRE TË PUBLIKUARA NË DOSJEN ITALIANE