Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Ballkanit drejt Puglias apo vendeve të Evropës Veriore.

Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete, si Vlorë, Fier, Tiranë dhe Durrës.

Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.

Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.


Shtuar 21.05.2025 10:01