Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat” drejt një marrëveshjeje armëpushimi.
Ndërkohë ka ardhur reagimi i Volodymir Zelenskyt. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia “nuk e di çfarë dëshiron” kur bëhet fjalë për kushtet për t’i dhënë fund luftës.
Rusia ka thënë se do të hartojë një memorandum paqeje që përshkruan “parimet” e saj në lidhje me përfundimin e konfliktit, sipas Zelensky-t, i cili shtoi se nuk ka marrë asnjë informacion se cilat janë këto parime.
Zelensky tha se Ukraina i ka bërë të qarta parimet e saj për një marrëveshje. Këto parime përfshijnë një “armëpushim të plotë pa kushte apo parakushte”, një shkëmbim të të burgosurve dhe kthimin e fëmijëve ukrainas që u morën me forcë në Rusi, tha ai.
Shtetet e Bashkuara ndajnë “të njëjtat parime” me Kievin, tha Zelensky.