Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez thuhet se i është ofruar Real Madridit, por përgjigja e klubit spanjoll ka qenë negative.
Tregu i transferimeve po duket i trazuar për Real Madridin, të cilët po kërkojnë të rrisin konkurrueshmërinë e skuadrës së tyre për të nisur me sukses epokën e Xabi Alonsos.
Emri i Alvaro Carreras është i theksuar me të kuqe së bashku me mbrojtës të tjerë, si Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët po punojnë për të siguruar nënshkrimet para Kupës së Botës për Klube.
Por, ka edhe nga ata lojtarët të mëdhenj të futbollit botëror që duan të bëhen pjesë e klubit nga Santiago Bernabeu.
Sipas gazetës Marca, Theo Hernandez, ish-lojtar i Real Madridit, i cili ka arritur një nivel superlativ në Serie A, i ka ofruar shërbimet e tij te Los Blancos.
Megjithatë, mediumi spanjoll thekson se mbrojtësi i majtë ka marrë përgjigje negative, pasi nuk është ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit.