Numërohen 30 përqind e votave të diasporës në Lezhë, kush janë kandidatët që kanë marrë më shumë vota

Procesi i numërimit të votave të diasporës ka nisur edhe në qarkun e Lezhës, ku deri më tani është numëruar rreth 30% e tyre.

Sipas raportimeve, Partia Demokratike, kryeson me 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste, ka siguruar deri tani 3 mandate.

Ndërkohë, në zonën e Mirditës ka filluar numërimi i votave për kandidatët individualë, ku nga PD më shumë vota kanë marrë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, ndërsa tek PS prin Admir Kadeli.

Elidon Ndreka: Po nis numërimi i votave të diasporës. Deri tani, në Lezhë PD ka 4 mandate dhe PS ka 3 mandate. Janë numëruar vetëm 30 përqind e votave të diasporës. Në Mirditë ka nisur dhe numërimi i votave për kandidatët. Gjin Gjoni e Aleksandër Lala kryesojnë tek PD. Tek PS, Admir Kadeli kryeson deri tani.


Shtuar 13.05.2025 13:44