Qarku Shkodër/ Mbeten edhe 4 kuti nga përfundimi i procesit të numërimit, Partia Demokratike vijon kryesimin, siguron mbi 40 përqind

Në qarkun e Shkodrës, kanë mbetur edhe vetëm 4 kuti për t’u numëruar nga 405 që janë gjithsej.

Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kryeson me 36.789 vota, që përbën 40.12 % të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë, ka marrë 34.395 vota, ose 37.51%.

Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 15.735 vota (17.16%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 1366 vota (1.49%).

 


Shtuar 13.05.2025 08:14