Rrugët janë copë-copë/ Rama kapet me komentuesin: Erdhën “patronazhistët” nga Italia

Gjatë rubrikës “Sy m’sy”, komentit të një qytetari, i cili vuri në diskutim cilësinë e rrugëve në Shqipëri, duke thënë se “janë copë-copë”, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj duke thënë se nëse do të ishin të tilla, nuk do të zhvillohej në vendin tonë “Giro d’Italia 2025”.

Rama me ironi tha se ata italianët që panë dhe inspektuan rrugët ishin “patronazhistë”.

“Rrugët janë copë? Po s’i shpjegohet që Giro d’Italia e bën nisjen e madhe nga Shqipëria. Erdhën italianët për të kontrolluar gjithë gjërat që duheshin. Si shpjegohet që jo vetëm s’i gjetën rrugët copë dhe kanë tre etapa për bërë në Shqipëri por përkundrazi thanë u impresionuam nga infrastruktura në Shqipëri. Apo thuaj patronazhistë nga Italia me biçikletë që vijnë këtu të thyejnë qafën me rrugët copë-copë”, tha Rama.


Shtuar 8.05.2025 10:58