Ende asnjë shpresë, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri që u “përpi” masivi i mineralit të kromit në Klos

Që prej mesditës të shtunës së kaluar, akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, ku pas çarjes së një rezervuari i cili ishte krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit, 29- vjeçari u përpi nga masivi i mineralit të kromit dhe inerteve, me gjithë mjetin me të cilin po punonte.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e armatosura, banorët e zonës e familjarë janë vënë kërkim të 29 vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

Kërkimet janë bërë që nga fundi i rrjedhës së përroit, e cila ndodhet afër lumit Mat e në drejtim së Qaf Burrelit, ku dhe ndodhet fabrika e përpunimit të kromit.

Për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29-vjeçarit, ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes, kanë shkuar më ndihmë edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.

Të shtunën e 3 Majit 29-vjeçari Ardit Beshiri, ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqeri kineze.

Në rrethana ende të paqarta, është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij.

Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme, është gjetur një pjesë e fadromës, ku dhe është vendosur perimetri i sigurisë për të vijuar kërkimet rreth zonës!