Monitorimi i krimeve zgjedhore: SPAK dhe BKH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, grupi kryesohet nga prokurori Ols Dado

Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.

BKH dhe SPAK, janë duke monitoruar me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Sipas burimeve zyrtare, angazhimi i organeve ligjzbatuese ka si qëllim garantimin e pastërtisë së procesit zgjedhor të datës 11 Maj.

Qarku i Elbasanit, është konsideruar ndër më të “blinduarit” për këtë proces zgjedhor, krahasuar me 12 qarqet e tjera të Shqipërisë.

Grupi i monitorimit, i kryesuar nga prokurori Olsi Dado, është duke ndjekur zhvillimet në terren në kohë reale dhe hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar, për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral.

 


Shtuar 6.05.2025 14:37