Nga data 9 deri më 11 maj e gjithë Tirana, do të “zhytet” në kaos pasi akset kryesore do të bllokohen për shkak se do të zhvillohet gara e çiklizmit, e quajtur “Giro d’Italia”.
Si mos mjaftonte trafiku i rënduar që përjetojnë çdo ditë qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, tashmë i shtohet edhe bllokimi në mënyrë skandaloze të rrugëve kyçe.
Jo vetëm kryeqyteti, por kaosi i bllokimit të rrugëve do të shtrihet në Durrës dhe Vlorë, ku në total do të marrin pjesë 180 çiklistë profesionistë.
Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, është hartuar një plan i posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.
Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.
Si do të ndryshojë qarkullimi i makinave:
Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:
1. Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nis gara), si më poshtë:
o Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.
a). Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës
Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:
Rruga “Marsi 91”;
Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);
Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)
Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).
Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:
Rruga “Marsi 91”;
Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);
Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);
Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);
Rruga e re e portit
b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:
Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).
c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.
Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.
(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).
Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:
Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
o TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.
Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:
“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit
o VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).
Më datë 10.05.2025,
Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.
Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.
• Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).
Më datë 11.05.2025.
Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).
Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).
Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.
Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:
Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;
pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;
Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.
Bllokimi i rrugeve interurbane:
Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).
Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).
Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).
Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Pas Giro d’Italia, Tirana sërish paralizohet më 15-16 maj
Trafiku i rënduar dhe kaosi nuk përfundon në kryeqytet.
Javën e ardhshme më 15-16 maj Tiranë do të “paralizohet” sërish ku shumë rrugë nuk do të jenë të aksesueshme për shkak se do të mbahet në Shqipëri Samiti i Komunitetit Politik Europian.
Shumë lider të Europës do të mbërrijnë në Tiranë, ku lëvizja me automjet do të jetë një “mision i pamundur”, ndërsa qytetarët dhe bizneset do të zhyten sërish në kaos.